Kuriozitete

Cabo da Roca – ku mbaron toka dhe fillon deti

“Aty ku mbaron toka dhe fillon deti”. Kështu këndoi poeti portugez i shekullit të 16-të, Luis da Camoes për një shkëmb pothuajse 150 metra të lartë që ngrihet mbi oqean rreth 40 kilometra në veriperëndim të Lisbonës.

Deri në shekullin e 14-të, konsiderohej se ishte fundi i botës.

Zhurma e Atlantikut teksa valët e tij të mëdha përplasen me shkëmbinjtë e lartë, era që të fshin mendimet nga koka dhe të lehtëson shpirtin, aroma e deteve të largëta dhe lirisë – një përshtypje të tillë të lë Cabo da Roca, pika më perëndimore e kontinentit evropian.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Romakët e quajtën këtë vend Promontorium magnum, dhe më vonë u njoh nga detarët si Kepi i Lisbonës.

Prej aty, ka një pamje nga të gjitha anët e peizazhit të mrekullueshëm që është e pamundur të mos përjetësohet në fotografi.

Natyra e paprekur e këtij rajoni është pjesë e Parkut Natyror Sintra-Cascais dhe vizitohet nga mijëra turistë çdo vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *