Lajme

Bytyçi- Ramës: Nuk mund të tradhtosh interesat e vendit tënd për llogari të Serbisë

Në një intervistë për gazetarin Sebastian Zonja në Ora News, analisti Enver Bytyçi, ka komentuar situatën politike aktuale në rajon.

Ai është shprehur se edhe Kryeministri Edi Rama është kundër stabilitetit në rajon, pasi sipas tij ky i fundit së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe  Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pasi këto të fundit u kanë dhënë mundësi forcave nacionaliste të mobilizohen.

‘Pjesëmarrës në këtë aksion anti-shqiptar,  antimalazez dhe kundër stabilitetit në rajon është edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe ai i Maqedonisë dhe njekohësisht dhe Ali Ahmeti. Këto kanë mundësuar që forcat nacionaliste dhe kryesisht Kisha ortodokse në Serbi të mobilizohet dhe të marrë akses në mobilizimin nacionalist dhe për pasojë po rikthehet situata para vitit 1992, kur Millosheviç.  Rama ka një faj kryesor, së pari se ka rehabilituar dhe po rehabiliton çdo ditë  qeverinë e Serbisë, imazhin e Serbisë.”

Ai thotë se Rama e ka kthyer zyrën e kryeministrit në zyrë rekrutimi, teksa shton se ai mban anën e Serbisë e cila kërkon të ndërhyjë në shtetet që kanë dalë të pavarura nga Ish-Jugosllavia.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“E ka kthyer zyrën e Kryeministrit  në zyrë rekrutimi në shërbim të Serbisë, të forcave politike  shqiptare në rajonin e Ballkanit. Abazoviç  është një nga të rekrutuarit e  Edi Ramës për llogari të planeve për interes të Serbisë. Nuk e dimë sesa Abazoviç  do të rekrutojë në të ardhmen për llogari të projekteve të Serbisë së madhe në Ballkan. Fakti që Rama mbështet çdo aksion dhe çdo iniciativë politike të Serbisë në rajon dhe kundërshton çdo opsion dhe çdo mendim të autoriteteve të Kosovës, na dëshmon se Rama mban anën e Serbisë në lojën e destabilizim të rajonit. Përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të pavarura nga Ish-Jogusllavia, madje dhe në Shqipëri, janë përpjekje destabilizim. Rama nuk mundet të jetë i radhitur në anën e destabilizím.”

Bytyçi thekson se forca e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç , është dyfishuar për shkak të mbështetjes që i kadhënë Kryeministri Rama.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Ai thotë që Shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për t’iu kundërvënë politikave të urrejtjes që ushqen Vuçiç dhe Rama, ndërsa shton se asnjë Kryeministër nuk mund të tradhtojë interesat e vendit të vet për llogari të Serbisë.

“Forca e Vuçiç është rritur është dyfishuar për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Rama. Ai është  në avantazh në raport me Kurtin vetëm për këtë arsye. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo Vuçiç  do tëishte strukur në Beograd, dhe nuk do ishte kaq agresiv. Përgjegjësia është e jona. Abazoviçi i parë është Kryeministri. Të bashkohemi dhe t’i kundërvihemi politikave të urrejtjes që ushqen  Vuçiç dhe Rama. Nëse nuk bëjmë këtë goditja do të jetë shumë e fuqishme. Kurti do mundohet ta parandalojë por do e ketë shumë të vështirë. Ne duhet t’i kundërvihemi kryeministrit dhe t’u themi atyre që vjen që  nuk mund të tradhtojë interesat e vendit të vet për llogari të interesave të Serbisë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *