KryesoreLajme

Buxheti i shëndetësisë për vitin 2025 në Shqipëri shënon ulje në raport me shpenzimet

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja të shumta për shërbime nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Këtë vit (2024) buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Për disa funksione të tjera rritja e shpenzimeve është dy herë më shumë se rritja e shpenzimeve të përgjithshme.  Psh buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës është projektuar të jetë 15 për qind më i lartë në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, teksa totali i shpenzimeve buxhetore rritet me 6.7% me 2025.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sakaq, pavijonet në qendrat spitalore të vendit aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Mungesa e medikamenteve dhe e pajisjeve diagnostikuese bën që hallkat e shëndetësisë në sektorin publik të mos funksionojnë.

Sistemi shëndetësor publik nuk po përmbush kërkesat e popullsisë sidomos me medikamente. Mjeket orientojnë pacientët me sëmundje të rralla të ikin jashtë pasi këtu ende nuk bëhen analiza dhe detajuara dhe medikamentet për këto sëmundje nuk rimbursohen. Psh shumë diagnoza të sëmundjeve autoimune dhe neoplazmat tani mjekohen me terapi inovative dhe imunotepari, të cilat nuk janë skemat e rimbursimit. Medikamente për sëmundje të tjera të rralla edhe kur janë në rimbursim mungojnë duke lënë shpesh edhe fëmijë pa kurë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës. Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta.

Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë. Për këtë shërbim të tillë shqiptarët zgjedhin të ikin jashtë në një kohë që kostot e tij janë tërësisht të mundshme për mundësitë financiare që shteti shqiptar ka sot./MONITOR

Rruga Press

YouTube player