KryesoreLajme

“Buxheti i bllokuar?”, Murati: Propaganda e mediave u demantua nga vetë ato

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar fuqishëm ndaj disa mediave që e akuzuan Qeverinë se ka shpenzuar më shumë se vitin e kaluar, duke cituar raportin e fundit të ASK-së për tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas Muratit, këto akuza janë të pabaza dhe vetëm sa shërbejnë si propagandë kundër Qeverisë. Ai tha se rritja e shpenzimeve është krejt normale, sepse Qeveria ka rritur pagat, pensionet, shtesat për fëmijë e gra lehona, si dhe investimet kapitale – pra shpenzime që shkojnë drejtpërdrejt për qytetarët.

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë

“Është më se normale që rriten shpenzimet buxhetore krahasuar me një vit më parë, sepse kemi rritur pagat, kemi rritur pensionet, kemi rritur shtesat për fëmijë e shtesat për gra lehona, si dhe janë rritur investimet kapitale”, tha Murati.

Ministri theksoi se ky publikim i ASK-së në fakt i demanton mediat që për muaj të tërë kanë përhapur narrativën e rreme se buxheti është bllokuar dhe Qeveria nuk po shpenzon.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

“Mirë që të njëjtat media më në fund edhe vetë e demantuan propagandën që kanë bërë tash e sa muaj”, theksoi ai, duke ironizuar me kontradiktat e raportimit mediatik.

YouTube player