Buxheti e ndryshimet fiskale, prodhuesit kundër: Çmimet rriten me 30%, goditet prodhimi vendas
Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm, të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kundërshtohen nga shoqata të prodhuesve.
Heqja e TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6 për qind që është aktualisht, për përfaqësues të sektorit të bujqësisë do rrisë çmimet e konsumit me rreth 30 për qind dhe do të ulë konkurrueshmërinë e produkteve vendase.
Lexo më shumë Qorrolli: BE-ja ta dënojë ashpërsisht tendencën e Serbisë për autoritet të ri gjyqësor
Në paketën fiskale për vitin 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon gjithashtu vendosjen e akcizës 6 lekë për litër për gazin për qëllime biznesi apo heqjen e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë. Të gjitha këto propozime kundërshtohen nga shoqatat e prodhuesve dhe biznesit.
Rruga Press