Lajme

Busti i Hasan Prishtinës vendoset në qytetin bregdetar, nipi: U përmbush amaneti

Është vendosur në Vlorë busti i Hasan Prishtinës.

Në ceremoninë e inagurimin të kësaj përmendoreje ishin prezent, nipi i Hasan Prishtinës  Mehmet Prishtina, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe Kryetari i Bashkisë së Drenasit Lladrovci, e ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skendër Durmishi të cilët u pritën në ceremoni nga autoritetet vendore.

Nip i heroit kombëtar u shprehet se me vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë ka përmbushur në këtë mënyrë amanetin e tij për tu prehur në atdhe.

Lexo më shumë  Audiopërgjimi i publikuar nga Ahmetaj, kompania ukrainase konfirmon audiopërgjimin: Biseda u zhvillua në ambientet tona

Mehmet Prishtina: Sot jemi këtu në Vlorë për të sjellë pas 110 viteve  monumentin e një ideatori krahpërkrahë me Ismail Qemalin të pavarësisë së Shqipërisë. Ta quajmë Shqipëri londineze, apo gjysëm Shqipëri e cila me ëndrrën, zemrën dhe mendjen tonë rrugëton edhe pas 100 vjetësh për bashkim.

Ndërsa kanë përshëndetur vendosen e përmendores së Hasan Prishtinës në Vlorë edhe autoritetet e mbërritura nga Kosova,si kryebashkiaku Rama ,  të cilët vendosjen e përmendores në Vlorë e shohin si simbolik që heroi kombëtar nuk i përkiste vetëm Kosovës por i përkiste gjithë Shqipërisë.

Lexo më shumë  Haxhiu pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: “Goditje e rëndë për Kosovën, fjala e fundit juridike nuk është thënë

Busti i Hasan Prishtinës është vendosur pranë pallatit të kulturës Labëria në Vlorë teksa përball ka bustin e plakut të urtë të pavarësisë Ismail Qemali si simbolik e bashkimit kombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *