Sport

Bushi publikon listën e Shpresave për eliminatoret, ja programi i kombëtares U-21

Në shtator jo vetëm Shqipëria e Rejas do të ketë ndeshje eliminatore. Edhe talentët 21-vjeçarë të kombëtares do të kenë misionin e radhës ndaj Republikës Çeke në transfertë më 6 Shtator.

Trajneri Alban Bushi ka shpallur listën me 22 lojtarët që do të ketë gati për këtë sfidë teksa nuk mungojnë surprizat shkruan Ora News.

9 nga lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klube të huaja ndër të cilët janë Kristjan Asllani i Empolit, Anis Mehmeti i Wycombe, Armando Dobra i Ipswich, Angelo Ndrecka i Lazios, Bernard Karrica i Rijekës, etj. Në listën është edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar 17-vjeçar që ka bërë paraqitje të mira me fanellën kuqezi së fundmi e që është lojtar i perspektivës.

Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin më datën 29 gusht në Elbasan dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 4 shtator do të udhëtojë drejt Republikës Çeke për ndeshjen e datës 6 shtator.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Një muaj më pas Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje në shtëpi, më konkretisht më 7 tetor ndaj Andorrës dhe më 11 tetor ndaj Sllovenisë.

Në nëntor kuqezinjtë kthehen të luajnë jashtë fushë teksa më 12 nëntor 2021 përballen me Slloveninë dhe më 16 nëntor 2021 luajnë në Kosovë në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Shqipëria është Grupin 7 eliminator të Euro 2023 dhe me Çekinë është ndeshja e dyte, ku të parën e fituam 3-0 në Andorra.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *