BotaKryesore

Bursa amerikane bën rënie të menjëhershme pas tarifave të Trump

Bursa amerikane në Wall Street ka shënuar një rënie të menjëhershme sa është hapur këtë të enjte, 3 prill.

Rënia e madhe vjen si pasojë e tarifave që presidenti Donald Trump lajmëroi për vendet me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare.

Në momentet e para të tregtimit, Doë Jones ka rënë me 2.8%, S&P 500 ka humbur 3.3%, ndërsa Nasdaq, i dominur nga aksionet e kompanive teknologjike, ka pësuar një rënie prej 4.4%.

Kompani të njohura kanë pësuar humbje të mëdha në vlerën e aksioneve të tyre. Nike (humbi menjëherë 11% të vlerës së aksioneve, Gap (18%), dhe Amazon (7%). Ekspertët gjykojnë se vlerat e aksioneve mund të rimëkëmben gjatë ditës, kështu që këto rënie mund të mos jenë të përhershme.

Lexo më shumë  Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit në Shqipëri, Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin

Aksionet e sektorit teknologjik kanë pësuar humbje të mëdha, ku Apple, që prodhon shumicën e produkteve të saj në Kinë, ka rënë me 9%. Kompanitë e veshjeve sportive, që marrin shumicën e produkteve të tyre nga Azia, gjithashtu kanë shënuar rënie të konsiderueshme. Lululemon ka rënë me 10%.

Kompanitë të tjera shitjesh me pakicë gjithashtu kanë pësuar humbje, ku Best Buy ka rënë me 12% dhe Target me 9%. Po ashtu, Harley-Davidson, që ishte subjekt i tarifave hakmarrëse nga BE gjatë mandatit të parë të Trump, ka rënë me 4.5%.

Lexo më shumë  Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm teksa tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Donald Trump

Duke reaguar ndaj rënies të papritur të aksioneve në tregjet e SHBA-së, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka kërkuar nga kompanitë që të besojnë tek Presidenti Donald Trump. Në një intervistë për CNN, ajo u pyet nëse Trump mund të rishikonte tarifat para se ato të hyjnë në fuqi më 5 prill. Ajo theksoi se tarifat nuk janë një proces negociate.

YouTube player
sqhrenfrdeit