Lajme

Burrat mbizotëruan tregun e punës gjatë vitit 2020, 46% me rrogë fikse

Pandemia ndryshoi tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2020. Burrat mbajnë nivelin më të lartë të të punësuarve krahasuar me gratë. Ndërkohë, papunësia u rrit vetëm 0,2% edhe pse në vit krize.

Në vitin 2020 norma e papunësisë u regjistrua 11.7%, ose 0.2% më e lartë se në vitin 2019. Në shifra numri i të papunëve u fiksua në 164.600 persona, nga 1.400.000 individë të moshës 15-64 vjeç.

Lexo më shumë  Reagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e medias italiane

Në raport gjinor, burrat përbëjnë 55.5% të punësimeve.

Sektori i shërbimeve dhe bujqësia kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me 79.5% të volumit, ndjekur nga industria me 20.5%.

Në vitin 2020, 46.1% e të punësuarve merrnin paga fikse, 33.3% ishin të vetëpunësuar dhe 20.6%, punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Sipas rajoneve, qarqet me shkallë më të lartë punësimi ishin Gjirokastra dhe Korça, ndërsa zonat me shkallë më të ulët ishin Lezha dhe Dibra.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Gjatë vitit që lamë pas, paga mesatare bruto u rrit me 2.4% në krahasim me 2019-n.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *