Lajme

Bunkerët ku u strehuan të mbijetuarit e familjes Jashari

Jo shumë larg nga Komuna e Vushtrrisë ndodhet fshati Strofc.

Me gjithë pamjen e bukur që malet përreth e ofrojnë, brenda tyre fshihen shumë kujtime nga lufta e fundit në vend. Në thellësi të bjeshkëve, në zonën që njihet si “Zalli i Qireqit”, u ndërtuan bunkerë si pika strehimi gjatë luftës. Meqenëse pjesën poshtë fshatit e kishte zaptuar xhandarmëria serbe.

Njëri nga këta bunkerë i priti brenda edhe të mbijetuarit e familjes Jashari pas netëve të 5, 6 e 7 marsit të 1999.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

E në mesin e shumë ushtarëve e qytetarëve që qëndruan këtu, kishte edhe fëmijë. Njeri ndër ta është edhe Flamur Hasani, që në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç.

Flamuri shpeshherë e viziton këtë zonë. Kujtimet i sjellin nostalgji, e nuk i mungon as ndjenja e krenarisë. Ani pse atë kohe kishte qenë vetëm fëmijë.

Banorët e Strofcit e njohin këtë vend e historinë që e mban në vete, por jo edhe më gjerë. Për këtë po pritet që të rregullohen terreni dhe bunkerët. Kjo në mënyre që të jenë të qasshëm edhe për vizitorë.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Duke i parë shtëpitë e tyre vetëm nga larg, banorët e Strofcit bënë qëndresë deri në çlirimin e vendit./koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *