KryesoreLajme

Bumi i ndërtimit në Shqipëri çon në një rritje rekord bizneset që merren me pasuritë e paluajtshme

Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Teksa ndërtimet po rriten ndjeshëm, me ritme të larta po shtohen dhe aktivitetet që merren me shitjen e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e INSTAT mbi statistikat e ndërmarrjeve tregojnë se në vitin 2022 bizneset në aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rriten 47.5% në krahasim me vitin 2021, më e larta nga të gjithë sektorët e tjerë.

Në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 1532 aktivitete të pasurive të paluajtshme nga 1040 që ishin më 2021. Gjithashtu numri i ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 14,6% në të njëjtën periudhë.

Rriten ndërtimet, po ulen mobilieritë

Nga ana tjetër aktivitet e mobilierive shënuan rënien më të madhe të numrit të ndërmarrjeve në vitin 2022, me rreth 11%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 falimentin në të gjithë vendin 128 biznese të mobilierive duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1047 nga 1175 që ishte me 2021.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Përfaqësues të sektorit të mobilierive janë ankuar më herët për Monitor, duke u shprehur se bumi i ndërtimit nuk ka rritur kërkesën për mobilje. Sipas tyre një pjesë e madhe e apartamenteve janë blerë për investime afatgjata dhe nuk janë mobiluar qëndrojnë bosh.

Pas mobilierive rënia më e madhe ishte për ndërmarrjet që trajtojnë ujërat e ndotura me rreth 6%. Kjo po ndodh për shkak të një reformë në sektorin e ndërmarrjeve shtetërore të ujësjellës kanalizimeve që janë në pronësi të shtetit që po përqendron në rajone.

Numri i bizneseve u rrit me 9%

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive vitin e kaluar arriti në 113,460 më rritje vjetore 9%. Të dhënat më të detajuara tregojnë se rritje më të fortë kanë treguar bizneset e lidhura e shërbimeve të informacionit me 41 % më shumë se në vitin 2021, akomodimit me 37%, tekstileve dhe veshjeve me 33%.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Ecuria e numrit të ndërmarrjeve pasqyron zhvillimet në strukturën e ekonomisë. Rritja e vizitoreve të jashtëm ka rritur kërkesën për më shumë biznese në fushën e hotelerisë, por nga ana tjetër bizneset e shërbimit ushqimor dhe të tregtisë që lidhen me turizmin janë më pak, përkatësisht 6.9 dhe 3.9%.

Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5 %, Shërbimi ushqimor që përfaqësohet me restorantet përfaqëson 11% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në rang vendi./ Monitor

Rruga Press

YouTube player