KryesoreLajme

Bulliqi: Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë, që e lidh Podujevën me Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë.

Sipas Bulliqit ky segment lidhë Podujevën me komunën e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë komunën tonë me Mitrovicën.

Së shpejti ky projekt do të përfundojë dhe kështu do të krijojë qasje më të lehtë dhe më të sigurtë për banorët e kësaj zone dhe qytetarët që e frekuentojnë.

Rruga Press

YouTube player