Bota

Bullgaria të hënën mund të votojë qeverinë e re

I emëruari për kryeministër në Bullgari, Kiril Petkov njoftoi presidentin më 11 dhjetor se ka formuar koalicionin e gjerë, i cili është gati të merr detyrën qysh të hënën në mënyrë që t’i jepet fund krizës së gjatë politike në këtë shtet ballkanik.

Partia e Petkovit, e cila fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, u pajtua qysh të premten që të formojë koalicion me socialistët, popullistët dhe partinë e qendrës së djathtë, Bullgaria Demokratike.

Lexo më shumë  Izraeli paralajmëron rifillimin e luftës me Iranin, pret dritën e gjelbër nga ShBA-ja

Marrëveshja njëkohësisht rritë mundësitë për përfundimin e reformave kundër korrupsionit në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian, një dekadë pas udhëheqjes së politikanit të qendrës së djathtë, Boyko Borrisov.

Petkov ia dorëzoi peridentit, Rumen Radev listën e tij me emrat e ministrave.

Koalicioni i propozuar bullgar ka 134 ulëse në Parlamentin prej 240 ulëseve, derisa pritet të votohet të hënën.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

“Zero korrupsion do të jetë motoja e qeverisë sonë”, tha Petkov 41-vjeçar duke shtuar se qeveria do të bëjë ndryshime në institucione të cilat u dobësuan përgjatë udhëheqjes së Borrisovit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *