Bota

Bullgaria shpall “non grata” 10 diplomatë rusë

Bullgaria ka shpallur “non grata” 10 diplomatë rusë dhe u ka dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen nga vendi, shkruan skynews

Sipas deklaratës së qeverisë bullgare, aktivitetet e tyre  nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik. Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, dy prej tyre janë dëbuar më 2 mars mes akuzave se ishin të përfshirë në spiunazh.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani një anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, e cila ka dënuar pushtimin e Ukrainës.

Ambasada ruse në vend e quajti veprimin”akt armiqësor” që do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy kombeve.

Ky vendim pason Sllovakinë, e cila dëboi tre punonjës të ambasadës ruse të hënën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *