Bullgaria shpall “non grata” 10 diplomatë rusë
Bullgaria ka shpallur “non grata” 10 diplomatë rusë dhe u ka dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen nga vendi, shkruan skynews
Sipas deklaratës së qeverisë bullgare, aktivitetet e tyre nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik. Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, dy prej tyre janë dëbuar më 2 mars mes akuzave se ishin të përfshirë në spiunazh.
Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani një anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, e cila ka dënuar pushtimin e Ukrainës.
Ambasada ruse në vend e quajti veprimin”akt armiqësor” që do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy kombeve.
Ky vendim pason Sllovakinë, e cila dëboi tre punonjës të ambasadës ruse të hënën.
Rruga Press