Lajme

Bullgaria i dërgon notë proteste Shkupit për gjuhën maqedonase

Duket se rruga e Maqedonisë së Veriut deri në finalizimin e procesit të inntegrimit do të jetë e vështirë. Kjo pasi Bullgaria i ka prishur festën Shkupit duke i dërguar një notë proteste pas nisjes së negociatave të anëtarësimit. Sofja zyrtare thotë se përmendja e gjuhës maqedonase në dokumentet e Bashkimit Europian nuk duhet të interpretohet si njohje e saj nga Bullgaria.

Madje pretendon se gjuha maqedonase është bazuar në gjuhën letrare bullgare. Shkupi zyrtar i është përgjigjur duke nënvizuar se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945.

Lexo më shumë  Komuna bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Përparim, hap krahun e përparimit të Kosovës

Një gjë të ngjajshme kishte deklaruar pak ditë më parë ish-shefja e diplomacisë bullgare dhe deputetja e partisë GERB, Ekaterina Zaharieva, cila ndër të tjera theksoi se diplomacia bullgare ne raport me çështjen e Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrën e duhur dhe nuk ka bërë gabime.

Nëse do të kishin punuar me një zë, çështja e propozimit francez mund të ishte zgjidhur dy muaj më parë”, tha Zaharieva në deklaratën e saj për “BNT”.

Zaharieva kujtoi se nuk bëhej fjalë për njohjen e gjuhës maqedonase nga Bullgaria, dhe formula gjuhësore tashmë është në deklaratën e vitit 1999, e riafirmuar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

Ky kontest nga Bullgaria do të thotë se gjuha maqedonase nuk do të mund të përfshihet zyrtarisht si një nga gjuhët e njohura në Bashkimin Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *