BallinaBota

Bullgaria gati për vaksinën, qeveria siguron frigoriferë, thirrje që qytetarët të vaksinohen vullnetarisht

Spitale të mbingarkuara, mungesë stafi, shtrime pafund me pacientë, kjo tashmë është kthyer në një situatë e zakonshme në shtetet evropiane.  Mes vendeve të bllokut, Bullgaria është shteti që ka nivelin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, rreth 27 viktima për 100 mijë banorë.E megjithatë në vend nuk është vendosur një izolim i rreptë.

Janë mbyllur vetëm shkollat, baret dhe restorantet. Autoritetet shëndetësore presin që vaksinimi të nis në 27 dhjetor.

 “Së pari do të vaksinohen rreth 5 mijë njerëz. Pjesa më e madhe e tyre janë profesionistë të shëndetit që punojnë në spitale në qytetet më të mëdha, sidomos në njësit COVID. Ata përballen çdo ditë me pacientët me COVID, dhe ata rrethohen nga virusi”, deklaroi Angel Kunchev,  kryeinspektor i shëndetit.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Programi i vaksinimit  do të përqendrohet më pas në pjesën tjetër të popullsisë por zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar për mungesën e besimit.

 “Logjistika dhe aksesi i vaksinave nuk janë shqetësimi ynë kryesor. Shqetësimi ynë është tejkalimi i frikës dhe hezitimi. Duke u nisur nga programet e tjera të vaksinimit vullnetar që po kryejmë, mund t’ju them se përqindja e njerëzve të vaksinuar nuk është shumë e lartë. Rrallë tejkalon 30 ose 35%. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do të tregohen të arsyeshëm”, tha  më tej Kunchev.

Marrja e vaksinës është pengesa e parë. E dyta është mungesa e infrastrukturës për të ruajtur dozat  në minus shtatëdhjetë gradë Celsius.

“Në mënyrë që të sigurohet një ruajtje dhe një transport  i sigurt i vaksinës, qeverisë Bullgare iu desh të blinte frigoriferë. Teksa në dhjetor pritet shpërndarja e dozave të para të vaksinës, Kryeministri ishte i shpejtë për të njoftuar planin e vaksinimit”, raportoi Damian Vodenitcharov

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Njoftimi u bë ndërsa kryeministri Bojko Borisov së bashku me ministrin e shëndetësisë dhe të tjerë zyrtarë të lartë inspektuan  frigoriferët  e sapo marrë.

 “Njerëzit duhet të marrin vaksinën nëse duan, edhe pse jemi në mesin e pushimeve. Vaksinimi është vullnetar ! Vaksina u miratua nga komisioni i BE. U negociua nga komisioni dhe Agjencia Evropiane e Barnave do të dalë garant për të. Kjo është ajo që ju do t’u shpjegoni Bullgarëve”, deklaroi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se fillimi i programit të vaksinimit nuk do të sjellë fundin e pandemisë Covid-19.  Më së pari duhet të vaksinohen, Rreth 70% e popullsisë Kjo do të thotë që masat kufizuese  do të qëndrojnë gjatë gjithë vitit 2021.

Rruga Press

YouTube player