Lajme

Bullgaria fut Maqedoninë në “zonën e kuqe”, personat në kufi të pajisur me test PCR

 Përhapja e virusit ka bërë Bullgarinë të rishikojë masat anti-covid. Mediat e huaja raportojnë se Bullgaria ka futur edhe Maqedoninë e Veriut në  “zonën e kuqe”. ‘Zona e kuqe’ përfshin një listë me vendet që rrezikojnë në përhapjen e virusit.

Autoritetet bullgare nga data 19 janar kur të hyjnë në vend do të kërkojnë një test negativ PCR për fëmijët mbi 12 vjeç dhe jo më të vjetër se 72 orë, përndryshe nëse nuk kanë një dokument të tillë, ata i nënshtrohen një karantinë 10-ditore. Dokumentet e COVID-19 nuk kërkohen për fëmijët nën 12 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

“Zona e kuqe” përfshin Austrinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë, Turqinë, Hungarinë, Luksemburgun, Izraelin, Kuvajtin, Grenadën, Grenlandën, Katarin, Mbretërinë e Bahreinit, Republikën Libaneze dhe Republikën Bashkëpunuese të Guajanës.

Rruga Press

YouTube player