Bota

Bullgaria do të shkojë sërish në zgjedhje të reja

Për herë të pestë brenda dy vjetësh, bullgarët sërish duhet të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Socialistët pranuan, se nuk arritën të gjenin dot partnerë për të krijuar koalicionin qeveritar.

Në fillim të javës, presidenti bullgar, Rumen Radev kishte ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re, Partinë Socialiste.

Sipas kushtetutës së vendit, mandati për krijimin e qeverisë së re mund të jepet vetëm tre herë.

Kryetarja e Partisë Socialiste, Kornelia Ninova pranoi se nuk mundi të gjente në parlament shumicën e nevojshme. “Kemi kërkuar për një zgjidhje, për të nxjerrë vendin nga shumë kriza dhe stanjacioni politik”, por kësaj nuk ia dolëm, tha Ninova. Kjo do t’i bëhet e ditur zyrarisht presidentit bullgar në një takim të martën.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Me këtë dështoi edhe mundësia e fundit për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të tetorit 2022.

Presidenti Radev tani duhet të vendosë, se kur duhet ta shpërndajë parlamentin, dhe të vendosë një datë për zgjedhje të reja, që duhet të zhvillohen brenda dy muajsh pas shpërndarjes së parlamentit.

Zgjedhjet në tetor 2022 nuk krijuan dot shumica të qarta politike në vend. Aktualisht Bullgaria qeveriset nga një kabinet teknokratësh. Para socialistëve ishte partia fituese e zgjedhjeve, GERB një parti e qendrës së djathtë, e cila nuk arritit dot krijimin e qeverisë. Në parlamentin bullgar janë të përfaqësuara shtatë parti, me dallime e grindje të mëdha politike.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Fushata e fundit zgjedhore në Bullgari nuk u përcaktua nga një temë qendrore, korrupsioni, por nga lufta në Ukrainë dhe furnizimet e pasigurta të gazit. Bullgaria është e lidhur historikisht dhe kulturalisht me Rusinë.

Sulmi rus kundër Ukrainës ka lënë gjurmë të mëdha në vend dhe e polarizon ndjeshëm shoqërinë bullgare./Deutsche Welle 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *