Lajme

Bukë e vaj me listë, qytetarët në Elbasan: Ushqimet e papërballueshme

Rritja e çmimeve është bërë e papëballueshme për qytetarët në Elbasan. Ata shprehen se nuk kanë mundësi as të blejnë gjërat e bazë, ndërsa apelojnë shtetin që të ndërhyjë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Rritja e çmimeve ka rënduar situatën ekonomike të familjeve në Elbasan.

Qytetarët shprehen se nuk po e përballojnë dot as blerjen e bukës.

“Katër fëmijë që kam, është bërë shumë vështirë. Ushqimet janë ngritur. Një bugaçe kam marrë tani, 600 lekë, nuk e përballojmë dot.”

“Shumë e vështirë, me një pension invaliditeti jetoj.”

Shumë prej tyre ushqimet e përditshme i marrin me listë.

Lexo më shumë  Kuvendi sot mban seancë, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

“Borxh, por edhe dyqanet nuk japin. Nuk kanë faj se edhe ata blerjet me lekë në dorë i marrin.”

“Shyqyr që na japin. Marrim vaj, ushqimet e përditshme. Kam dhe një fëmijë të vogël.”

Tregtarët me pakicë thonë se japin ç’të mundin, por situata e fundit ka rënduar edhe mbi bizneset e tyre familjare.

“Ushqime të përditshme, gjërat bazë. Këtu është papunësi e madhe.”

Qytetarët thonë se si pasojë e rritjes së çmimeve, ato janë të detyruar që të blejnë më pak, e për pasojë të hanë më pak.

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

“Po hamë një vakt ose një vakt e gjysmë në ditë.”

Rritja e çmimeve të shportës ka nxitur revoltën e qytetarëve në vendin tonë, të cilët për ditë të tëra protestuan në të gjithë vendin ndërsa ndër kerkesat e tyre ishte edhe heqja e TVSH-së për produktet bazë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *