Lajme

Bujqësia lëngon, Vuksani: Qeveria Rama po i diskriminon. Shuma e dhënë për fermerët më e ulët se e vitit të kaluar

Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes.

Për të kuptuar më mirë situatën me të cilën po përballen fermerët shqiptarë sot në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar eksperti Bujqësisë, Gjok Vuksani, i cili theksoi se shuma e vendosur në dispozicion nga qeveria për subvencionim këtë vit më e ulët se vitin e kaluar.

“Shuma e akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 11 për qind më e pakët se ajo e vitit të kaluar. Dhe nëse flasim për skemat mbështetëse, përveç naftës, e gjithë pjesa tjetër është shumë më pak se ajo e dhënë nga shteti krahasuar një vit më parë.

Problematikat janë të shumta. Që nis që nga fermerëve që u kërkohen se duhet të kenë më shumë se 1 hektarë tokë të pandërprerë në mënyrë që të përfitojë nga skemat. Pasi kemi fermerë me sasi të ndryshme të sipërfaqeve të tokës që është shumë më e vogël nga ajo që parashikon qeveria në kriteret e saj për naftën.

Problemi i dytë, është fakti se shumë prej fermerëve nuk kanë fare dokumentin e pronësisë, nuk janë bërë matjet në terren dhe nuk janë hedhur në sistem, dhe si të tillë ata nuk mund të aplikojnë për të përfituar.

Toka e ndarë me ligjin 7501 është realizuar në vitet 1990-1994, dhe shumë prej pronarëve të tokave kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë bërë trashëgiminë e tokës tek pasardhësit.

Së treti, tokën e ka marrë dikush për ta punuar, por nuk kanë bërë një akt të rregullt noterial për titujt e pronësisë, në mënyrë që të bëhen pjesë e skemave përfituese duke bërë që një pjesë mjaft e madhe e fermerëve të ngelen jashtë skemës së subvencioneve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”
YouTube player