Bota

Bruksel, një oficer policie qëllohet për vdekje në një sulm terrorist

Një oficer policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga një sulm me thikë në Bruksel, për të cilin një zyrtar belg thotë se dyshohet se ka lidhje me terrorizmin. Autori i dyshuar i sulmit u qëllua dhe u “neutralizua” pas goditjes me thikë të enjten në mbrëmje, tha policia belge, sipas VOA.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

“Një nga patrullat tona u sulmua nga një person i armatosur me thikë”, tha policia. “Dy oficerët e policisë më pas bënë thirrje për përforcime. Një oficer nga një patrullë tjetër përdori armën e tij të zjarrit për të neutralizuar sulmuesin.”

Një zyrtar i cili nuk mund të identifikohej sepse hetimi është në vazhdim i tha agjencisë Associated Press se ekziston “dyshimi për një sulm terrorist”. Zyrtari nuk dha detaje.

Sipas mediave belge, sulmuesi thirri në arabisht: “Zoti është i madh.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *