Sport

Broja: “Më pëlqen të shënoj, por edhe të shërbej për shokët sa mundem”

Pasi na dhuroi tri pikët ndaj Hungarisë, Armando Broja zhvilloi një tjetër ndeshje të pëlqyeshme ndaj San Marinos, teksa zbriti në fushë vetëm në fillim të pjesës së dytë, por 45 minuta i mjaftuan që të shënojë një gol, të godasë traversën dhe të japë dy asiste.

Në intervistën për Supersport, sulmuesi 19-vjeçar shmangu polemikat për mos aktivizimin si titullar dhe deklaroi se ndihet i kënaqur kur ndihmon shokët e skuadrës të shënojnë gol.

Një tjetër ndeshje ku Broja udhëheq? “Nuk është se luaj vetëm unë, pasi luan e gjithë skuadra dhe sot për mua ishte shumë mirë, pasi morëm 3 pikë dhe bëmë shumë gola. Është mirë të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë në Hungari e Angli kështu, me të njëjtin mentalitet. Sot duhej të bënim sa më shumë gola. Kishim raste për të bërë edhe më shumë, por ishte ndeshje e kompletuar dhe para tifozëve shqiptarë është gjë e bukur”.

Protagonist kur e nisni nga pankina? “Trajneri më ka aktivizuar gradualisht. Me Poloninë s’kam luajtur, me Hungarinë luajta 20 minuta dhe sot një pjesë loje. Unë do mundohem të bëj më të mirën në aq minuta sa më jep trajneri. Këtë herë jam shumë i kënaqur që kam shënuar dy gola në dy ndeshje”.

Këmbëngulët ta çonit Uzunin te goli? “Sulmuesi duhet të japë edhe asiste, jo vetëm të bëjë gola. Jam sulmues që kam qejf te jap asiste dhe të ndihmoj ekipin sa të mundem. Është gjë e mirë kur sheh shokët që kënaqen duke shënuar. Jemi të gjithë bashkë një skuadër dhe kjo është gjë e mire”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *