Sport

Broja: Jam krenar për mënyrën se si luajtëm ndaj Spanjës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka thënë se i vjen keq nuk ia doli t’i shfrytëzojë rastet e krijuara në humbjen ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë mbrëmë u eliminuan nga EURO 2024 pas disfatës nga spanjollët (1-0).

Broja, i cili në lojë u futë në minutën e 59-të, thotë se nuk ishte i lehtë dueli me Spanjës, sepse sipas tij, ‘Furia e Kuqe’ është një nga kombëtaret më të forta në botë.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

“Kisha dy ose tre raste për të shënuar, por njëra prej tyre ishte një mundësi e shkëlqyer. Më vjen shumë keq që nuk munda ta bëja”, ka thënë Broja.

“Spanja është një nga skuadrat më të forta në botë dhe nuk ishte e lehtë për ne. Ne patëm disa raste në këtë lojë, por i humbëm ato. Gjithsesi, unë jam krenar për mënyrën se si luajtëm”, ka përfunduar sulmuesi shqiptar.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

Rruga Press

YouTube player