Lajme

Arrestohet një serb në veri, u prezantua si doganier

Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb në Zveçan pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor, ishte prezantuar si doganier.

Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari kishte refuzuar t’ua jepte dokumente personale dhe t’i bëhej testi i alkoolit.

Ai është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore mbi protestuesit

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove nga projekti me BERZH-in

Rruga Press

YouTube player