Bota

Brnabiq përgëzon gazetarin amerikan që ia ofroi hapësirën për propagandë Putinit, e mirëpret në Serbi

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq përgëzoi Tucker Carlson për intervistën e tij të diskutueshme të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se gazetari i krahut të djathtë amerikan arriti të kapërcejë “censurën”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq foli me Tucker Carlson në Dubai të hënën dhe përgëzoi drejtuesin e emisionit të krahut të djathtë për intervistën e tij javën e kaluar me Vladimir Putin, për të cilën kritikët thonë se i ofroi presidentit rus një platformë për të shpërndarë gënjeshtra dhe propagandë.

Gjatë pushtetit të saj dhe Vuçiqit, mediat në Serbi janë më të kapurat në rajon dhe shërbejnë si hapësira për përhapjen e propagandës ruso-serbe. Por Brnabiq propagandoi edhe këtë herë duke thënë se ka cenzurë në SHBA, shkruan The Geopost.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Brnabiq pati një bisedë me Carlson gjatë Samitit të Qeverisë Botërore në Dubai. Ajo më pas njoftoi se konservatori amerikan do të vizitojë Serbinë këtë vit.

“Ai di shumë për Serbinë dhe tha se po planifikon të vijë në Serbi në mesin e vitit 2024 dhe se ai e respekton jashtëzakonisht presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe unë i thashë se mezi pres ta shoh atë”, tha Brnabiq.

Intervista dy-orëshe e ish-prezantuesit të Fox News, Carlson, e cila u publikua në internet, kishte të bënte kryesisht me luftën në Ukrainë dhe e lejoi Putinin të justifikonte pushtimin e tij ndaj fqinjit të Rusisë.

Carlson, i cili u shkarkua nga Fox News vitin e kaluar, tha në hyrje të intervistës se Putin beson se “Rusia ka pretendime historike” ndaj pjesëve të Ukrainës.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e Putinit se ka një “luftë kundër Rusisë të udhëhequr nga NATO”.

Në intervistën me Carlson, Putin arriti kulmin e dezinformatave duke thënë se Ukraina ka qenë ajo që ka nisur luftën.

Carlson tashmë është takuar me presidentin serb Vuçiq në gusht 2023 në Ambasadën serbe në Budapest. Ai postoi një video në lidhje me takimin në X (ish-Twitter), duke thënë se Vuçiq është “një djalë i zgjuar”.

Në Ambasadë me Vuçiqin ishte edhe ministri serb i Financave, Sinisa Mali, i cili tha se djali i tij më i madh është fansi më i madh i Carlson. /TheGeopost/

YouTube player