Uncategorized

Brnabiç quan ministrin e Millosheviqit vizionar

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar një ditë më parë në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se disa politikanë në rajon ende nuk mund të shihnin një të ardhme tjetër dhe se politika e tyre e vetme është konflikt dhe jo bashkëpunim.

“Këto janë dy botë që ne i shohim ende në Tiranë ashtu si mund t’i shohim kudo në rajon. Disa njerëzi nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara ashtu siç ishte ajo në rajon” tha kryeministrja serbe.

Brnabiç nuk thotë dot që shteti që ka mbetur më shumë primitiv dhe me thonj ngulur nga ideologjitë protofashistë të Rshekullit të kaluar, është vetë Serbia, vendi ku ajo është dhe kryeministre. Të gjithë masakrat që Serbia ka kryer në Ballkan mohohen vazhdimisht nga zyrtarë të lartë shetërorë dhe gjenocidi në Bosnjë e në Kosovë nuk njihet nga shteti Serb. Gjithashtu Serbia ësht shteti ballkanik që mohon më shumë se asnjë tjetër të drejtat e komuniteteve.

Pasi foli për një të ardhme me ministrin e Millosheviçit, Brnabiç e cilësoi Vuçiqin një njeri vizionar që ka parë se duhet bërë diçka ndryshe. Vuçiqi po bën ndryshe. Psh. ka gjetur menyrë si të spastrojë etnikisht Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bojanocin, duke i pasivizuar adresat shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *