Bota

Britanikët do të rrinë në izolim vetëm pesë ditë nëse dalin pozitivë me COVID-19

Periudha e izolimit pas testimit pozitiv për COVID-19 do të shkurtohet në vetëm pesë ditë të plota nga e hëna e ardhshme në Britaninë e Madhe, për ta kthyer stafin në punë më shpejt.

Boris Johnson e kishte refuzuar masën si potencialisht të rrezikshme – por ndryshoi mendje pasi qeveria pranoi një gabim mbi mënyrën se si zbatohet ky rregull në SHBA,

Lexo më shumë  Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE

Sajid Javid, sekretari i shëndetësisë, njoftoi për këtë ndryshim në Angli, por tha se njerëzit do të duhet të rezultojnë negativë në ditën e gjashtë për t’i shpëtuar izolimit.

Provat shkencore janë se dy të tretat e rasteve me COVID-19 “nuk janë më infektive pas përfundimit të ditës së pestë”, tha Javid.

Çdo frenim i lirive të njerëzve duhet të jetë “absolutisht zgjidhja e fundit” dhe nuk duhet të mbetet në vend “një ditë më shumë se sa është absolutisht e nevojshme”.

Lexo më shumë  Editorial i The Guardian/ Si po shkërmoqet në pak muaj shteti autokratik i Orbanit

Rruga Press

YouTube player