Art & Kulturë

Britania me ekspozitën me të madhe të artit karaibo-britanik

Tava çeliku në muzeun e artit “Tate”. Është një retrospektivë e madhe e artit karaibo-britanik nga vitet 1950 e deri më sot.

E titulluar “Jeta midis ishujve”, ekspozita ofron një vështrim të thellë të katër brezave të artistëve karaibo-britanikë, nga pikturat e fotografitë e deri te instalacionet.

Për bashkëkuratorin, David Bailey, kjo degë e artit të Karaibeve në vetvete është edhe britanike.

“Ky është arti britanik. Ky nuk është një art që është diku në një pjesë të tjetër të botës”, ka thënë ai. “Ky projekt ka të bëjë me artin britanik dhe gjithashtu ai tregon se si vetë Britania ishte dhe është ende një shtëpi e disa prej arteve më inovative dhe progresive për të cilat mund të mendoni. Ku tjetër mund të shkoni, ku mund të bëni vepra që kanë një natyrë politike shumë didaktike, por në të njëjtën kohë mund të jetë poetike dhe gjithashtu mund të ketë një ndjeshmëri që lidhet me letërsinë e shekullit XIX e XVIII, por edhe me veprën propagandistike avangarde? Është vetëm Britania që mund ta bëjë këtë dhe është vetëm shkrirja e kësaj marrëdhënieje midis Karaibeve dhe Britanisë që mund ta bëjë këtë gjithashtu”.

Dhe, nëse një vepër arti do të mund të mishëronte të gjithë ekspozitën, ajo do të ishte piktura e artistit, Aubrey Williams

“Kjo pikturë, të cilën me të vërtetë e ndiej, është zemra dhe thelbi i ekspozitës. Është nga Aubrey Williams, një artist që kishte shumë ndikim në lidhje me lëvizjen e artistëve të Karaibeve. Një nga lëvizjet e para të artit nga Karaibet në këtë vend. Flasim për vitet ‘60. Dhe për mua, piktura është simbolike e gjithë ekspozitës, sepse ajo përfaqëson të vjetrën dhe të renë dhe atë shkrirjen”, ka thënë ai, duke treguar se është interesante se njerëzit e shohin atë si një abstraksionist.

“Por, në fakt vepra është shumë figurative sepse ai u referohet shumë llojeve të ikonografisë, shumë imazheve nga Arawakët, të cilët ishin paraardhës të banorëve të Karaibeve”, ka thënë Bailey.

Veprat e artit e trajtojnë gjithashtu padrejtësinë racore.

Seria e fotografive “Go West Young Man” nga Keith Piper është një paraqitjeve vizuale të trupit të mashkullit me ngjyrë gjatë historisë, nga skllavëria te migrimi dhe stereotipet fizike.

Një tjetër vepër arti që të merr vëmendje është “Destruction of the National Front” nga Eddie Chambers.

Kritiku i artit, Tabish Khan, thekson se ekspozita është shumë aktuale për publikun.

“Dua të them, edhe përtej kësaj ekspozite duhet ditur se është e rëndësishme të njohësh kontributin e njerëzve me ngjyrë dhe artistëve, në mënyrë specifike në shoqërinë britanike, veçanërisht në një kohë kur ne po flasim për të në vazhdën e lëvizjes ‘Black Lives’”, ka thënë Khan.

Të preferuar ai e ka një seri portretesh nga Barbara Walker.

Ekspozita i dërgon vizitorët përmes një linje kohore të artit, ku ata i shohin të vizualizuar diskriminimet socio-ekonomike dhe politike, me të cilat komuniteti u përball dhe përballet edhe sot.

Një nga veprat e punuara së fundi është një instalacion nga Blue Curry i quajtur “Sun Chasers”.

Ekspozita “Jeta midis ishujve: Arti Karaibo-Britanik nga viti 1950 e deri tani” është e hapur për vizitorët nga 1 dhjetori deri më 3 prill të 2022-s./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *