KryesoreLajme

Britania kritika ShBA-së për Kosovën. Gazetari komenton “përplasjen” e Alicia Kearns me Jeff Hovenier

Gazetari Daut Dauti ka folur për deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila i ka reaguar ShBA-së për deklaratat e fundit, ku ambasadori Jeffrey Hovenier tha se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke përmendur çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Ai tha në një intervistë se reagimi i Kearns tregon se politika e jashtme britanike është kritike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Britania e Madhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës. Kjo është një kritikë mjaft serioze dhe bënë me dije se nuk ka politikë të përbashkët mes Britanisë dhe ShBA-së, praktikisht sipas deklaratës së saj dhe shkrimeve në mediat në Britani”.

“Kemi të bëjmë me politika të ndryshme, politika britanike është në favor të Kosovës, nëse i shohim deklaratat e ambasadorëve amerikan në Kosovë dhe Serbi, mbrohet Serbia në rastin kur Qeveria e Kosovës merr një vendim të anulojë një veprimtari të paligjshme të shtetit fqinj, të dy ambasadorët reagojnë se një politikë e tillë shkakton probleme e pasiguri për serbët në Kosovë”.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

“Këtë pyetje e ka bërë edhe Kearns se si kjo shkakton probleme, një politikë e ligjshme ndaj një veprimi jo ligjor dhe, pse ambasadorët nuk reaguan kështu ndaj Serbisë me rastin e sulmit në Banjskë. Është një nivel i kritikës serioze që po ndodh nga politika e jashtme në Britani”, ka thënë Dauti.

Dauti më vonë, përmes llogarisë së tij në Facebook foli për mungesën e balancit amerikan.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

“Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, ka vazhduar kritikën e saj ndaj deklaratave të diplomatëve amerikanë ndaj Kosovës. ‘Nuk ka balanc në deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë’ – ka thënë Kearns. Pas vizitës së sekretarit të jashtëm britanik në Prishtinë, Lordit Cameron, është e qartë se britanikët dhe amerikanët nuk kanë politikë të njejtë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Bazuar në deklaratat e dy palëve, diplomacia britanike është në mbrojtje të Kosovës kurse ajo amerikane anon nga Serbia. Kjo gjë është e pazakonshme për anglo-amerikanët. Radha është që amerikanët t’i dëgjojnë britanikët. Më herët, Britania e Madhe kishte kryeministër që ua bënte amerikanëve me dije këtë punë.”, shkroi ai.

Rruga Press

YouTube player