Bota

Britania godet me sanksione qindra politikanë rusë

Britania ka shtuar 386 ligjvënës rusë në listën e sanksioneve që ka vendosur ndaj Moskës që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Sipas masave, politikanët që mbështetën luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë përballen me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, tha në një deklaratë të premten Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Ligjvënësit janë anëtarë të Dumës së Rusisë, dhoma e ulët e parlamentit rus, e cila njohu pavarësinë e rajoneve lindore të Ukrainës të rajoneve Luhansk dhe Donetsk dhe autorizoi praninë e përhershme të ushtrisë ruse atje, “duke vepruar si një pretekst për pushtimin e Rusisë”.

Britania ka sanksionuar tani 800 nga “individët, subjektet dhe filialet më të rëndësishme dhe me vlerë të lartë” të Rusisë, duke përfshirë bankat, rrethin e ngushtë të Putinit dhe oligarkët, tha ajo, raporton CNN. 

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *