Uncategorized

Britania e Madhe përgenjeshtron serbët për furnizimin e Kosovës me armë: Është trillim i mediave

Ambasada britanike në Beograd ka demantuar pretendimet e disa mediave në Serbi për kinse eksportin e armëve nga ky vend në Kosovë, duke i quajtur lajmet e tilla trillime të plota.

“Në disa media të Beogradit u shfaqën pretendime tërësisht të sajuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto pretendime”, thuhet në deklaratë, transmeton N1.

Gjithashtu ambasada “me dashamirësi” ka ftuar të gjitha mediat që të verifikojnë informacionet që i publikojnë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Disa media në Serbi kanë raportuar ditë më parë se Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar tashmë 50 raketa të lehta antitanke NLAW në Kosovë dhe se janë planifikuar gjithashtu 20 raketa “Javelin”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *