Britania e Madhe ofron kujdes shëndetësor, edukim dhe shërbime të tjera për refugjatët ukrainas
Të gjithë refugjatët ukrainas që mbërrijnë në Angli do të jenë në gjendje të kenë akses falas në kujdesin shëndetësor të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, ka bërë të ditur të enjten Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.
Çdo trajtim që ka ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus do të mbulohet gjithashtu për ukrainasit që u larguan nga vendi i tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
“Si pjesë e ofertës së Mbretërisë së Bashkuar për ata ukrainas që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi zotuar të ofrojmë akses të plotë në një sërë shërbimesh publike, duke përfshirë mjekët, shkollat dhe mbështetjen e plotë të autoriteteve lokale”, ka bërë të ditur departamenti në një deklaratë.
Masat e prezantuara nga Britania mbulojnë gjithashtu arsimin, përfitimet dhe të drejtën për të punuar, sipas Sekretarit të Brendshëm, Priti Patel.
“Populli i Ukrainës po përballet me vuajtje dhe trauma të paimagjinueshme në duart e regjimit barbar të Putinit. Ne po ofrojmë një strehë të sigurt për disa nga ata njerëz dhe sapo të mbërrijnë në Angli, ata do të jenë në gjendje të kenë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, përfitimet dhe të drejtën për të punuar – duke ndihmuar për të siguruar njëfarë stabiliteti në një situatë të vështirë”, ka thënë tha Patel
Rruga Press