Britania e Madhe në OKB: 800 ushtarë rusë vdēsīn çdo ditë për egon e Putinit
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka sakrifikuar ushtarët e tij për arsye egoiste.
Gjatë një sesioni special të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, Cleverly tha se Britania e Madhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar të ndihmojë Kievin, shkruan AA.
“Rrëmbimi i tokës së tij në Ukrainën lindore dhe jugore tregon se zemra e tij është e vendosur në zgjerimin perandorak, megjithatë 800 ushtarë rusë vdesin në ditë për ambiciet e tij të pashpresë… Ata po paguajnë për egon e tij me jetën e tyre”, tha ai.
Sipas tij, mbështetja britanike për Ukrainën nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e kufizuar në kohë.
Rruga Press