Lajme

Barometri zbulon 5 problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Tirana

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilat janë 5 problemet më të rëndësishme me të cilat përballet kryeqyteti sot.

Sipas qytetarëve problemet kryesore janë:

  • Kostoja e jetesës me 63.7%
  • Korrupsioni me 48.6%
  • Ndotja me 38.6%
  • Trafiku dhe koha e shpenzuar për shkak të tij me 36.9%
  • Densiteti i lartë i ndërtimeve me 33.2%

Por nuk mbeten pas as problematika të tjera si infrastruktura rrugore që është problem për 28.8% të qytetarëve. Mungesa e parqeve është problem kryesor për 26.5% të qytetarëve. Pastërtia e qytetit është problem kryesor për 24.3% të qytetarëve.

Uji i pijshëm dhe kanalizimet janë probleme kryesor për 24.1% të qytetarëve të Tiranës.

Parkimi është po ashtu një problem kryesor për 21.3% të qytetarëve.

15.7% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se çmimi i Apartamenteve është një problem kryesor për kryeqytetin.

15.4% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se transporti publik është një ndër problematikat kryesore.

14.1% e qytetarëve mendojnë se qiratë e larta janë problem kryesor në kryeqytet.

12.3% e qytetarëve shohin si problem kryesor taksat e larta ndërsa 12.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është siguria.

7% e qytetarëve të Tiranës shohin si problematikë menaxhimin e mbetjeve.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

6.4% e qytetarëve mendojnë se problematikë e Tiranës janë Legalizimet.

3.6% e qytetarëve shohin si problem kryesor në Tiranë Shkollat dhe kopshtet. 2.7% e qytetarëve shohin si problem kryesor të kryeqytetit Trashëgiminë Kulturore.

Por kjo renditje e problemeve ndryshon kur qytetarët pyeten spontanisht.

5 problemet kryesore të Tiranës sipas përgjigjeve spontane të qytetarëve janë:

1-Trafiku dhe koha e shpenzuar me 30.3%

2-Infrastruktura rrugore me 26%

3-Ndotja e mjedisit me 25%

4-Kostoja e jetesës 24.7%

5-Uji i pijshëm dhe kanalizimet me 19.7%

Lista e problemeve vijon si më poshtë:

Ndërtimet dhe densiteti me 17.3%, hapësirat publike dhe parqet me 14.2%.

7.5% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është parkimi kostot/ hapësira.

6.7% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është papunësia.

6.2% e qytetarëve shohin si problem kryesor papastërtinë e qytetit.

6.1% e qytetarëve janë shprehur se problem kryesor janë rrogat dhe pensionet e ulta.

5.6% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor është ekonomia.

4.9% e kryeqytetasve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor është transporti publik.

4.3% e qytetarëve shohin si problem kryesor, korrupsionin.

2.9% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë taksat lokale.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

2.3% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është infrastruktura e shkollave dhe kopshteve.

1.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është krimi dhe siguria.

1.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë kantjeret e ndërtimit.

1.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është migrimi.

1.1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është mbipopullimi.

1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është çmimi i karburantit.

0.7% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është ndriçimi i rrugëve.

0.6% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është çmimi i qerave dhe apartamenteve.

0.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është menaxhimi i mbetjeve.

0.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë legalizimet.

0.3% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është strehimi dhe shëndeti.

0.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është edukimi.

0.1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *