Bota

Britania e Madhe do t’i ndalojë të gjitha anijet ruse nga portet e saj

Britania e Madhe do tu ndalojë të gjitha anijeve ruse hyrjen në portet e saj, tha të hënën sekretari i Transportit i Britanisë, Grant Shapps.

“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë qasje në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, tha Shapps në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Shapps ndau një letër drejtuar të gjitha porteve britanike ku thuhej se “Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Britanisë së Madhe”, pas sulmit të të paprovokuar, dhe të paramenduar kundër Ukrainës.

“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe të kërkojmë llogari nga qeveria ruse,” tha Shapps, transmeton CNN.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *