Britania e Madhe dhe BE bien dakord të koordinojnë sanksione sa më të shpejta kundër Rusisë
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka njoftuar se ka biseduar në telefon me shefin e politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell.
Ajo në Twitter njoftoi se dyshja ranë dakord se Britania dhe BE-ja të “koordinojnë sanksione të shpejta kundër regjimit të Putinit” dhe zotohen se “do të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën”.
Ajo shton se ka folur gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, për t’i ofruar “mbështetjen e plotë” të saj dhe për të diskutuar sanksionet që Britania e Madhe me aleatët do të zbatojë kundër Rusisë.
Ndërkohë edhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Joe Biden ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës të cilit i ka premtuar se SHBA-të dhe partnerët e saj do t’i përgjigjen Rusisë së Putini me shpejtësi dhe vendosmëri.
Nga ana tjetër, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuar sot njohjen si shtete të dy të ashtuquajturave republika në Donetsk dhe Luhansk.
Rruga Press