KryesoreLajme

Britania e Gjermania mbështesin vendimin për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar pajisjen me patentë shoferë të Kosovës, për ata që kanë patentë shoferë ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Ambasada e Britanisë së Madhe ka shkruar në Twitter se mirëpret njoftimin e Qeverisë që përcakton “procesin praktik të konvertimit të patentë shoferëve për serbët e Kosovës”. “Kjo është iniciativë e rëndësishme për të përkrahur integrimin”, thuhet në deklaratën e kësaj ambasade.

Lexo më shumë  Vajza e ish-ministrit Ilir Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare - Vendimi dekretohet nga Presidenti

Ndërsa ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke shpërndarë postimin mbështetës të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka quajtur “zhvillim të madh” vendimin.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi ditë më parë se ka vendosur që për këtë konvertim qytetarët serbë të mos detyrohen t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.

Lexo më shumë  Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim të dyshimeve mbi pronën publike

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

YouTube player