Bota

Britania dyfishon mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Britania pothuajse do të dyfishojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën me mbi 1.2 miliardë dollarë, për të ndihmuar vendin të kalojë në operacione sulmuese ndaj Rusisë.

“Rritja e fondeve, që do të shpallet nga Boris Johnson në samitin e NATO-s në Madrid të enjten, do të shkojë në drejtim të sistemeve të mbrojtjes ajrore, mjeteve ajrore pa ekuipazh, pajisjeve të luftës elektronike dhe mijëra pjesëve të pajisjeve jetike për ushtarët ukrainas, tha zyra e tij në një deklaratë me email”, raporton Bloomberg.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

Kjo e çon mbështetjen totale ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që nga shpërthimi i luftës në 2.8 miliardë dollarë, që qeveria thotë se është më shumë se çdo vend tjetër përveç SHBA-së.

Në deklaratë thuhet se pajisjet shtesë janë hapi i parë për t’i mundësuar Ukrainës që të hidhet në ofensivë kundër forcave tokësore ruse, në mënyrë që të rivendoset sovraniteti. Britania e Madhe javën e kaluar njoftoi gjithashtu një program të ri trajnimi për forcat e armatosura të Ukrainës.

Lexo më shumë  Një kompani në Beograd e themeluar nga ish-këshilltari i Vuçiqit është gjetur në qendër të një skandali që po trondit Izraelin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *