Bota

Britania do të angazhojë pjesëtarë të ushtrisë në spitalet e Londrës

Britania e Madhe do të angazhojë pjesëtarë të ushtrisë në spitalet në Londër për të lehtësuar situatën pas mungesave të mëdha të stafit, si pasojë e shpërthimit të variantit Omicron të koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Rreth 200 pjesëtarë të forcave të armatosura do t’iu bashkohen punëtorëve shëndetësorë në Londër, qytet i cili është goditur rëndë nga shpërthimi ri dhe për pasojë ka pasur mungesa nëpër spitale.

“Burrat dhe gratë e forcave tona të armatosura janë duke ndihmuar edhe një herë kolegët e tyre të dedikuar të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, teksa punojnë për të mbrojtur kombin nga koronavirusi”, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Lexo më shumë  Pas 40 vitesh në Çernobil/ Natyra ka pushtuar atë që lanë njerëzit (PAMJE TE RRALLA)

Sipas Ministrisë, në mesin e të angazhuarve do të jenë 40 mjekë ushtarakë dhe 160 pjesëtarë tjerë të përgjithshëm.

Britania ka regjistruar të martën një rekord prej 218,724 rasteve të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë ditore prej shpërthimit të pandemisë.

Matthew Taylor, shef ekzekutiv i Konfederatës së Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, ka thënë se mijëra punëtorë të këtij Shërbimi janë duke munguar dhe se “angazhimi i 200 personave shtesë, do të ndihmojë, mirëpo kjo është vetëm pjesë e vogël e asaj që do të vazhdojë të jetë situatë e vështirë”.

Lexo më shumë  Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të martën, 4 janar, se spitalet janë në “luftë” për shkak të mungesave të stafit. /REL/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *