Art & Kulturë

Britani/ Nesër “Royal Albert Hall” këndon shqip

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si AJO do të ngjitet mbrëmjen e nesërne në një prej skenave më të njohura botërore “Royal Albert Hall”, në Londër.

“E lumtur t’ju njoftoj se në datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30pm do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror… Gezuar dhe uroj te shihemi aty: shkruan në profilin e saj facebook artistja.

Vjollca Robelli- Mripa për më shumë se një dekadë është larguar nga Kosova për në Londër, por zëri i saj është mishëruar me gjithë publikun këtu përmes këngës “Ajo”, me të cilën vazhdon të identifikohet personaliteti i saj artistik.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *