Breshëri pushton Himarën, shkakton dëme në agrume, zbardhet plazhi i Borshit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin bregdetar të Borshit në jug të vendit kanë rënë sasi të mëdha breshri, aq sa e kanë veshur të gjithë plazhin me një shtresë akulli, që e bën të ngjajë sikur ka rënë dëborë.
Rëra në plazhin e Borshit është zbardhur e tëra vetëm nga koha e shkurtër që ra breshëri. Breshëri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe si pasojë e tij janë shkakuar dëme të agrumeve në zonë.Bresheri ne Himare



Në disa zona si Velipoja dhe Durrësi janë shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve e të disa shtëpive.dosja/