Breshëri kritikash ndaj Rusisë, Lavrovi braktis takimin e G20
Ministri i Jashtëm i Rusisë është larguar nga bisedimet me homologët e G20-ës në Indonezi, pasi u përball me një breshëri kritikash për pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij.
Homologia gjermane, Annalena Baerbock ishte ajo që kritikoi ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndërkohë tha: “Ajo që kemi dëgjuar sot tashmë është një kor i fortë nga e gjithë bota… për nevojën për t’i dhënë fund agresionit.”
Ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm të G20 që nga shpërthimi i luftës, me mikpritësin që i tha menjëherë Rusisë se konflikti duhet të përfundojë përmes negociatave.
Lavrovi gjithashtu la një seancë pasdite përpara se ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba t’u drejtohej ministrave virtualisht dhe nuk ishte i pranishëm teksa Blinken dënoi Rusinë.
©Rruga Press