KryesoreLajme

Braktis veturën në Bubë të Zubin Potokut dhe ik, në të kishte birra të kontrabanduara

Policia e Kosovës njofton se Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bubë të Zubin Potokut, të enjten në ora 08:15.

“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor.

YouTube player