Lajme

BQK: Remitancat arritën vlerën rreth mbi 1 miliard e 343.4 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin janar 2024.

“Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%”, njofton BQK, raporton RTKlive. Sipas vlerësimeve preliminare, të BQK-së remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. “Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”, njofton BQK.

Lexo më shumë  ​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Kurse, asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak

“Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro”, njofton BQK.

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

Rruga Press

YouTube player