KryesoreLajme

BQK: Përfundon veprimtaria bankare e Bankës Komerciale AD Beograd në Mitrovicë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë.

BQK-ja ka thënë se ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar.

“Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024. Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë nën-degë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

Lexo më shumë  Masakra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e krimit

Pas kalimit të afatit të paraparë për operime bankare me qytetarë, me fundin e ditës së datës 31 janar 2024, janë përmbyllur të gjitha depozitat bankare ndaj qytetarëve, ndaj BQK-ja ka konstatuar pushimin e aktivitetit të kësaj degë bankare në Kosovë.

BQK-ja ka theksuar se aktualisht operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit.

Lexo më shumë  Nënkryetari i Republika Srpska: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

Rruga Press

YouTube player