KryesoreLajme

BQK-ja ndryshon rregullat, ulje sigurimi për shoferët pa aksidente

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj autopërgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore.

Sipas njoftimit, plotësim ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një shkallë më të ulët të bonusit me rastin e vonesës së regjistrimit të automjetit, e që kërkonte që i siguruari të paguajë prim më të lartë të sigurimit, megjithëse nuk ka pasur aksident të raportuar në trafik.

Lexo më shumë  Çmimet e larta të naftës,qytetarët në Shqipëri paguajnë taksa për një litër, dyfishin e rajonit

“Rregullorja e ndryshuar është miratuar në mbledhjen e Bordit të BQK-së të datës 25 qershor 2025, me efekt nga data 4 gusht 2025, për të siguruar kohën e nevojshme për zbatim në aspektin teknik në sistemin informatik që administrohet nga Byroja Kosovare e Sigurimit, në pajtim me kompetencat e ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas BQK-së, në kuadër të procesit të rishikimit të kësaj rregulloreje është konsideruar edhe komunikimi zyrtar me Avokatin e Popullit.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

“BQK sipas mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, në funksion të zbatimit të mandatit të saj, duke përfshirë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm dhe efikas të sigurimeve që siguron mbrojtjen së policëmbajtësve”, thuhet në njoftim.

YouTube player