Bota

Bota pritet të ketë 8 miliardë banorë këtë vit, ja vendi që do të kalojë Kinën

Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë më 15 nëntor të këtij viti, parashikojnë Kombet e Bashkuara.

“Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ajo duhet të arrijë në 8.5 miliardë banorë në vitin 2030 dhe në 9.7 miliardë në vitin 2050. Sipas raportit, popullsia do të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë njerëz në vitet 2080 dhe do të qëndrojë në atë nivel deri në vitin 2100.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. Raporti, po ashtu, thekson se India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023. Popullsia e Indisë aktualisht përbëhet prej 1.412 miliard banorësh, ndërsa Kina ka 1.426 miliard banorë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *