Bota

Bota pret me kërshëri rihapjen e Rrugës antike të Sfinksave

Në një ceremoni madhështore që pritet me kureshtje nga e gjithë bota, Egjipti rihap sot të ashtuquajturën Rruga antike e Sfinksave në qytetin e Luksorit, sipas një njoftimi të ambasadës egjiptiane në Tiranë.

Rruga e Sfinksave shtrihet në një gjatësi prej 2 700 metrash mes tempujve të lashtë Karnak dhe Luksor, me qindra statuja me koka dashi dhe statuja sfinksash në të dy anët e rrugës.

Lexo më shumë  Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

Kjo ceremoni do të zhvillohet pasi janë kryer punime gjigante restauruese gjatë muajve të fundit për të ringjallur madhështinë e Luksorit, si origjinë e qytetërimit spektakolar antik egjiptian.

Ceremonia do të transmetohet gjerësisht drejtpërdrejt ndërkombëtarisht dhe pritet të ketë një vëmendje te madhe.

Nga ana tjetër, ceremonia përfaqëson pjesë të një plani ambicioz të Egjiptit në fushën e antikiteteve, që vjen pas përurimit të vitit të kaluar të Muzeut Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, ku gjatë paradës spektakolare të faraonëve u transferuan 22 mumje mbretërore nga Muzeu Historik Egjiptian drejt ”shtëpisë” së tyre të re.

Lexo më shumë  NASA bën histori, anija kozmike i mbijeton afrimit më të madh ndonjëherë me Diellin

Pritet që kjo ceremoni t’i sjellë më shumë sharm dhe hijeshi qytetërimit të lashtë egjiptian, ndërkohë që ajo vjen vetëm disa javë përpara përurimit të dhuratës së re të Egjiptit për botën, Muzeut të Madh Egjiptian, më i madhi dhe më uniku në llojin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *