Opinion/Aktualitet

Bota nuk është më e njëjta pas sulmeve të 11 shtatorit tek kullat binjake në New York

Nga Roland Amzai

Përtej tragjedisë, metodës së re të terrorizmit si armë për qëllime politike, 11 shtatori shënon një kthesë në aspektin e vendimmarrjes dhe demokracisë.

Në shoqëritë tona të masmedias, intelegjencës artificiale, të “emoji”politikës, 11 shtatori vuri konceptin e sigurisë përpara çdo lloj koncepti tjetër politik.

Përpara demokracisë, vullnetit dhe vendimmarrjes, u automatizua frika ndaj terrorizmit.

Kjo lloj frike sot mund të rrezikojë legjitimimin e çdo lloj vendimi automatik për ngritjen e regjimeve populiste, hibride, kudo në glob.

Përplasja klasike e vendeve demokratike përkundër atyre jodemokratike u zëvendesua me përplasjen e organizatave terroriste dhe rendit global të momentit.

Kështu ngadale, regjimet hibride, populiste, raciste, gjenocidale u ndjenë të lira të mos quhen më të tilla, përsa kohë që një antivlerë e madhe po dilte në horizont.

Rusia, Kina, Turqia, Arabia Saudite, bile edhe Siria zyrtare apo vende tjera të lindjes së mesme, ishin po aq antiterroriste sa kontinenti i vjetër apo ShBA-ja.

Lexo më shumë  Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Rusia shtypi dhjetëra grupe etnike duke shfrytëzuar pikërisht këtë dialektikë të re, terroristët dhe të gjithë ne tjerët.

Natyrisht çështja është akoma më komplekse se kaq.

Por bota sot është më pak demokratike edhe për shkak të asaj se u bë më e durueshme qasja e një tirani si Putini, Asadi e shumë të tjerë, se sa rreziku nga ky “gogol” i madh i ri, pa një ideologji fikse, që nuk i bën dot një antitezë të shëndoshë.

Për pasojë, edhe Trump, edhe Orban edhe çdo populist i majtë e i djathtë në glob, sot e ka më të lehtë të jetë më pak demokratike perse*, për shkak se demokracia përfaqësuese u gjet kaq e plogësht. Delegimi i “punëve” për të cilat shtresa e mesme nuk ka kohë më, u bë edhe më i madh pas 11 shtatorit.

Lexo më shumë  Qeveria e re serbe me dy zv.kryeministra rusë

Llogaridhënia për Guantanamon në Sh.B.A dhe rastet e montuara “Kumanova” , “Sopoti” apo “Monstra ne RMV, duket absurde por, mund të shpjegohen me të njëjtat terma.

Legjitimimi i mungesës se demokracisë u bë një luks i tepërt e përçmues. Se sa ka ndikuar kjo në mënyrë ekskluzive, pra ndaras nga faktorë e variabla të tjerë duhet parë, por një gjë është sigurt. Para 11 shtatorit, presidenti Bill Klinton kurrë nuk ra preh e akuzave të propagandes serbe se në Kosove ka muxhahedinë e vehabistë, përkundrazi, e ndali gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovee4.

Tash veç mund ta imagjinojmë se ; a do të kishte bërë të njëjtën Presidenti Bush, pas spektaklit horror të kullave binjake nëse gjenocidi serb ndaj shqiptarëve do të ishte prolonguar…?!

Terrorizmi efektin e vërtetë e dha në botëkuptimin tonë mbi politikën.

Siguri e rehati- kaq na duhen (cinikisht thënë).

Rruga Press

YouTube player